Sot fillon Java Evropiane e Sportit
Prishtinë, 23 shtator - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se nga sot fillon Java Evropiane e Sportit e cila do të mbahet deri më 30 shtator.
Java do të fillon me koferencën “Forumi për sportin” e cila do të mbahet sot në Prishtinë.
Në hapje të Javës Evropiane të Sportit do të marrin pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe personalitete tjera nga fusha e Sportit.
#BeActive është një thirrje për veprim për t’i vënë Evropianët në lëvizje! Java Evropiane e Sportit ka për synim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik nëpër tërë Evropën.
Java është për secilin, pa marrë parasysh moshën, formimin a kualifikimin dhe nivelin e fitnesit.