Sneijder prezantohet te Nice
Nice, 7 gusht - Mesfushori holandez, Wesley Sneijder u prezantua si futbollisti më i ri i skuadrës transalpine dhe do të jetë një armë më shumë për ekipin në synimet për Champions.
Shnajder mori fanelën me numrin 10 që u la bosh enkas nga Le Bihan për të joshur futbollistin holandez që ka milituar më parë me ekipe si Real Madrid, Ajax apo Inter. Nis firmosi në kohë me lojtarin teknik për ta përfshirë në listën e UEFA-s para ndeshjes me Napolin në Ligën e Kampioneve.
Klubi francez kujtoi jo pa krenari se Snajder është futbollisti i tretë në skuadër këtë sezon, pas Dante dhe Balotelit, që ka fituar Champions.
Holandezi zbarkoi të dielën në brigjet e kaltra të Nice dhe kaloi me sukses vizitat mjekësore. 33-vjeçari u largua nga Galatasaray dhe tani do të formojë repartin ofensiv me Mario Balotelin.