Sneijder ka refuzuar rinovimin e kontratës aktuale
Torino, 22 nëntor - 40 ditë para fillimit të merkatos së dimrit, në shtëpinë e Inter vazhdon të shqetësojë çështja Wesley Sneijder.
Futbollisti ka refuzuar rinovimin e kontratës aktuale, e cila skadon në 2015 pasi hollandezi kërkon të ruajë rrogën aktuale (6 milionë në sezon) ndërkohë drejtuesit zikaltër i oforjnë vetëm 4 milionë, duke lëshuar kështu edhe sinjalet e merkatos.
Sipas asaj që raporton \"TuttoSport\", Anzhi i trajnerit Guus Hiddink, bashkëkombasi dhe njohës i mirë i Wesley Sneijder, po tenton të bëjë hapa përpara për transferimin e tij në Rusi.
Mendohet që Inter për një shumë prej 15-18 milionë euro është gati të lerë të lirë fantazistin e tij.