Sneijder e ka refuzuar Zenitin
Milano, 21 shkurt - Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ka njoftuar se javën që shkoi ka refuzuar një ofertë luksoze nga Zenit St Petersburgu.
Trajneri i klubit rus, Luciano Spalletti, është i interesuar për shërbimet e holandezit, ndërsa lojtari tashmë ka konfirmuar tentativën e Zenitit për ta transferuar atë.
Ata ishin të përgatitur të shkonin vërtet larg për të më transferuar. Nuk kishte absolutisht asgjë të keqe me ofertën e tyre.
Megjithatë, nuk mendoj se ky është momenti i duhur që unë të largohem nga Interi, ka thënë Sneijder për Voetbal International.