Sneijder drejt United
Manchester, 14 tetor - Wesley Sneijder ka ndezur edhe njëherë spekulimet për një largim të tij nga Interi, pasi ndërpreu negociatat me Nerazzurët për vazhdimin e kontratës.
Sipas talkSport, ish-mesfushori i Real Madridit, që ka kontratë me Interin deri në vitin 2013, nuk dëshiron të bisedojë për kontratën e tij, as tash, e as gjatë afatit kalimtar veror, pasi që dëshiron të nxisë transferimin te Manchester United.
Burimet nga Meazza thonë se ata presin që bisedimet të vazhdojnë verën e ardhshme, pa kurrfarë garancie se Sneijder do të garantojë se do ti përkushtohet Interit.