Sneijder drejt Tottenham

Paris, 14 dhjetor - Me Paris Saint Germain që ka konfirmuar interesin për Wesley Sneijder, në largim nga Interi, në luftë është futur edhe skuadra e Premier League, Tottenham, ndërsa dy ekipet e Manchester, United dhe City, vazhdojnë të vëzhgojnë me interes situatën.
Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, trajneri i \"Gjelave\" londinezë, Andre Villas Boas, sheh tek hollandezi 28-vjeçar zëvendësuesin e denjë të Luka Modriç, i larguar në fillim të sezonit tek Real Madrid.
Për këtë arsye, portugezi i ka kërkuar klubit të tij që të bëjë një sakrificë dhe të sigurojë blerjen e fantazistit, marrëdhëniet e të cilit me Interin kanë degraduar prej kohësh.
Aktualisht, nuk është e qartë se cilat prej pistave për të ardhmen e tij do të preferonte Sneijder, ndërsa oferta e Tottenham për Interin besohet se do të jetë prej rrethj 10 milionë eurosh, me një pagë lehtësisht me të lartë se gjashtë milionë euro që vit në sezon Ëesley në San Siro.
Sipas shtypit italian, kjo ofertë mbetet gjithsesi më e ulët se ajo e PSG, që besohet se i ofron Interit 16 milionë euro dhe futbollistit një pagë midis 6.7-7 millionë eurosh në sezon.