22 Prill 2025

Sity, 150 milionë euro për Ronaldon

Manchester, 6 gusht - Bosët e Manchester Sity janë duke përgatitur fushatën e tyre për vitin e ardhshëm, që në klub të sjellin superyllin e Real Madridit, portugezin Kristiano Ronaldon.

Mediat britanike raportojnë se skuadra e “qytetit” do të ofrojë rreth 150 milionë euro për portugezin, i cili në kontratën me “Los Blankos”, ka shumën 1 miliard euro.

Nëse ish-anëtari i Manchester United-it do të transferohet te skuadra e “qytetit” do të fitojë 200 milionë euro në javë.

Në rast se do të realizohet ky transferim, atëherë ky kalim do të ishte më i shtrenjti në historinë e futbollit botëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)