Sigal Prishtina na bëri të gjithëve krenar

Prishtinë,27 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovësë, Kadri Veseli ka deklaruar se Sigal Prishtina na bëri te gjithëve krenar me fitoren e kampionatit në ligën Ballkanike.
\"Sportistët tanë, me sukseset e tyre, janë dëshmi e potencialit të madh të rinisë sonë dhe shërbejnë si ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës kudo ku garojnë;, ka thënë Veseli.