Shumaher: Gati për sfidat e reja
Frankfurt, 12 mars - Michael Shumaher për mediat gjermane deklaroi se është i përgatitur mirë për fillimin e sezonit të ri, në të cilin kthehet pas një pauze 4 vjeçare. Sipas Shumaherit 4 skuadra do të garojnë për titullin e kampionit.
Përveç Mercedesit, në të cilën do të drejtojë makinën, këtu janë janë edhe Ferrari, Red Bull dhe Meklareni. Nga 7 tituj të fituara , 5 prej tyre Shumaheri i ka fituar me skuadrën e Ferrarit.
Ndërkohë sipas të përdishtmes gjermane Bild makina e Mercedes GP, ka bërë ndrrime drastike tek makina, vetëm disa ditë para fillimit të sezonit të ri. Arsye për veprim të tillë, janë rezultatet e dobëta në testet e deritanishme.
Makinën e re të Marcedesit, Mihael Shumaher dhe Niko Rozberg, do të testojnë vetëm 3 herë, edhe atë në pistën e Bahreinit. Sezoni i ri në Formula 1 starton gjatë fundjavës me garën për Çmimin e Madh të Bahreinit.