Shtimja bëhet me palestër sportive
Shtime, 17 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajli së bashku me ambasadorin William Walker, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë bërë përurimin e palestrës sportive në Shtime.
Me këtë rast ministri tha se "Jam i lumtur që për një periudhë të shkurtë kemi arritë ta përmbyllim njërin nga projektet më të rëndsishme të sportit, projekt ky që ka kushtuar rreth 2 milion e gjysmë euro."
"Ky investim është nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit bashkë me komunëne e Shtimes e cila ka investuar në këtë objekt. Jemi zotur që brenda një periudhe të shkurtë ta përmbyllim këtë projekt të stërzgjatur po ashtu, ne tashmë kemi përmbyllë edhe projektin e stadiumit dhe jemi dakordu që Shtimes të ia ndërtojmë edhe qendrën rinore".
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot në këtë ditë festë për vendin tonë po e përurojmë palestrën sportive dhe më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme te të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Shtimja të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive”, tha ministri Gashi.
“Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës, me sukseset e tyre të arritura në vend dhe ne arenën ndërkombëtare çdo here po na bëjnë krenar dhe ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar ta mbështesim fuqishëm sportin në vendin tonë dhe do të jemi gjithmonë afër sportisteve dhe sportdashësve”, u shpreh ministri Gashi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur për përurimin e kësaj palestre sportive. Ai përgëzoi ministrin Gashi për punën e bërë dhe tha: “Falënderojmë Ministrinë për këtë investim të jashtëzakonshëm. "Jam shumë i sigurtë që Shtimja ka qenë kapmpion i lirisë e shumë shpejt do jetë kampion edhe në sport.” ai po ashtu ju uroj të gjithë qytetareve të Republikës së Kosovës 11 vjetorin e Pavarësisë.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Komunës së Shtimes, Naim Ismajli e falënderoi ministrin Gashi për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Shtimes. Kjo palestër për Shimen është jashtëzakonisht e nevojshme dhe shumë e mirëpritur nga sportistet dhe qytetarët e kësaj komune.
Ambasadori Walker tha se "I ndjek lajmet për Kosvën që paraqiten në lajmet ndërkombëtare dhe zakonisht ka disa lajme të këqija. Medaljet e arta në xhudo, fubollistët kosovarë që luajnë në ekipe të famshme ndërkombëtare janë lajme të mira që vijnë shpesh nga Kosova edhe në sport e kulturë që ju e keni dëshmuar”, tha Walker