27 Dhjetor 2024

Shqiptarët nga Maqedonia gati për Beograd

Beograd, Tetovë, 26 qershor - Takimi i rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, mes Partizanit të Beogradit dhe Shkëndijës së Tetovës e shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë, tani me një kohë po tërheq vëmendjen kryesore të opinonit.


Policia e Serbisë ka paralajmëruar tifozët e Shkëndijës se do të reagojë ashpër në çdo provokim eventual, njofton Alsat M.

’Nuk do të lejohet shkelja e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Nëse dikush mendon se në Beograd mund të shpaloset flamuri i një shteti që nuk egziston, Kosovës, gabon rëndë. Tifozët e Shkëndijës janë të mirëseardhur për të mbështetur në mënyrë korrekte ekipin e tyre, mirëpo kjo është Serbia, e cila si çdo vend tjetër europian ka të drejtën për të mbrojtur kushtetutën e saj’, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Deklarata vijon më tej se ‘ashtu si që do të reagonte policia e çdo shteti tjetër, ashtu edhe policia serbe do të arrestojë secilin që do të shpaloste flamurin e lartëpërmendur’.

Ndeshja e parë mes Parizanit dhe Shkëndijës zhvillohet më 12 ose 13 korrik në Beograd, ndërsa tifozët tetovarë të njohur si ‘Ballistët’, kanë paralajmëruar praninë e tyre në Serbi.

Por Tifozët e Shkëndijes së Tetovës, të cilët do të udhëtojnë në Beograd për të ndjekur ndeshjen me ekipin serb të Partizanit të Beogradit, ndeshje e vlefhsme për eliminatorët europian, kanë premtuar se do të ngrejnë lart flamurin e Kosovës dhe se nuk friksësohen nga Policia Serbe. 

Njëri prej udhëheqësve  të kësaj tifozerie, Valdrin Asani, ka konfirmuar që ngritja e flamurit të Kosovës do të bëhet në Beograd.

Pjesë e koreografisë, natyrisht që është ngritja e flamurit të Kosovës. Me ngritjen e flamurit të Kosovës ne tregojmë vetëm një realitet , ekzistimin e shtetit të Kosovës, asgjë më shumë. Flamurin e Kosovës do ta ngrejmë lart edhe nëse rrezikojmë të arrestohemi\", tha  Valdrin Asani, njëri prej udhëheqësve të Ballistëve.


Ndeshja mes Shkëndijes së Tetovës dhe Partizanit të Beogradit  vlerësohet me rrezikshmëri të lartë dhe nga vet UEFA dhe nuk përjashtohen edhe incidentet mes tifozëve.


Një javë më vonë, më 19 korrik do të luhet ndeshje e kthimit, ndërsa Ballistët do të ngjyrosin gjithë stadiumin e Shkupit me ngjyra Kuq e Zi. Për këtë ndeshje ata kanë kërkuar edhe ndihmën e tifozërisë shqiptare nga Shqipëria dhe Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)