12 Janar 2025

Shqipëria sot përballet me Norvegjinë për botërorin

Tiranë, 7 qershor - Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Norvegjisë do të përballen sonte në Tiranë, në kuadër të ndeshjeve për kualifikim në Kampionatin Botëror të Futbollit, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Brazil.

Shqipëria është në pozicionin e dyte ne tabelë me 9 pikë.

Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi tenton të frenojë eurforinë në kampin kuqezi. 56-vjeçari, theksoi në konferencën për shtyp në vigjilje të supersfidës me Norvegjinë se kjo ndeshje nuk është vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë në Botëror.

Edhe nëse kuqezinjtë arrijnë të marrin tri pikë në këtë supertakim, për të prekur Brazil 2014 duhen kaluar me sukses edhe katër sfidat e fundit, ndër të cilat 3 në transfertë.

"Përballja me Norvegjinë nuk është vendimtare. E them këtë sot me shumë qartësi, për faktin e thjeshtë se gjithcka do të varet nga rezultatet që do të arrijmë në katër sfidat e fundit, ndër të cilat 3 janë në transfertë".

"Duhet ta kuptojmë që fitorja me Norvegjinë nuk do të ketë asnjë vlerë nëse i humbasim takimet e mbetura", deklaroi De Biasi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)