22 Dhjetor 2024

Shqipëria - Mali i Zi, miqësore me në 25 maj

Tiranë, 6 prill - Në ditët e kaluara ishin hedhur në qarkullim dy alternativa, Mali i Zi dhe Andorra, si miqësoret e mundshme të Shqipërisë në datat e lira të FIFA-s para fillimit të eliminatorëve të Euro 2012, po më në fund ka mbërritur edhe zyrtarizimi.

Më 25 maj Kombëtarja kuqezi do të luajë në Podgoricë një miqësore me përfaqësuesen malazeze. Kjo sfidë do të jetë edhe testi i radhës për skuadrën e drejtuar nga trajneri Josip Kuzhe. Pas asaj fitoreje ndaj një kundërshtari të fortë si Irlanda e Veriut në Tiranë, kjo do të jetë edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë për vitin kalendarik 2010.

Mali i Zi është një kundërshtar për të mos u nënvlerësuar, pasi Vuçiniç&Co., në takimet eliminatore të Botërorit 2010 i ka hapur punë kampiones në fuqi të botës, Italisë. Vetë stafi i Kombëtares sonë e kishte kërkuar që miqësoren e radhës ta luante jashtë fushës, ndërkohë që kundërshtari kërkohet të ishte i përafërt me Bjellorusinë, të cilën e kemi në grupin D të eliminatoreve.

Dhe Mali i Zi duket se e përmbush kushtin e vënë nga Kuzhe. Një paraqitje pozitive me Malin e Zi do të përvijonte një vazhdimësi të lojës së mirë të kuqezinjve. Trajneri Kuzhe ndodhet aktualisht në Kroaci dhe pritet të kthehet pas pak ditësh për të nisur përgatitjet para miqësores.

Ndaj Malit të Zi janë parashikuar afrime të disa lojtarëve të rinj, që do të provohet në formacionin bazë. Kuzhe i besoi të njëjtin ekip edhe në miqësoren e kaluar me Irlandën e Veriut, por vlerësoi se disa nga veteranët e skuadrës sonë, pavarësisht moshës, mbeten të rëndësishëm për ekipin.

Ervin Skela, mesfushori i Tus Koblencit, realizoi golin e vetëm të ndeshjes ndaj Irlandës së Veriut. Sipas idesë së Josip Kuzhe, në dy miqësoret e mbetura, para se Rumania të zbarkojë në Tiranë për ndeshjen zyrtare të eliminatoreve Euro 2012, do të ketë një ndërthurje mes të rinj dhe të vjetërve. Shqipëria do të udhëtojë drejt Malit të Zi ditën e ndeshjes, më 25 maj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)