Shqipëria lëshon komunikatë për Shaqirin
Tiranë, 13 qershor - Federata Shqiptare e Futbollit(FSHF) shpreh keqardhjen që në ketë moment fantastik të historisë së futbollit tonë që po e jetojmë të gjithë se bashku fale djemve të Kombëtares, trajnerit dhe ekipit drejtues të FSHF, një profil fallco ne facebook dhe një status i rreme i Xherdan Shaqirit marrin jehone përmes portalesh të caktuara duke dëmtuar imazhin e FSHF.
Ne vlerësojmë çdo pikëpamje kritike mbi punën dhe nuk mund ti heqim të drejtën askujt që të mendoje se Kombëtarja duhet të fitoje çdo ndeshje dhe uron qe fallcitetet e profileve të rreme në facebook te mos përfshihen në debatin e shëndetshëm pasi dëmtojnë rende Kombëtaren në ketë moment historik.
FSHF u është mirënjohëse të gjithë lojtareve të Kombëtares për përkushtimin e tyre maksimal dhe pavarësisht fjalëve qe i merr era, ka bërë e do te beje vetëm një politike: Dyer të hapura për këdo sipas meritës!