Shqipëria kualifikohet për Kampionatin Europian të Futbollit 2016
Tiranë, 11 tetor - Shqipëria u kualifikua për herë të parë në fazën finale të një Kampionati Europian futbolli, duke fituar 3-0 në Armeni.
Përveç gëzimit të kualifikimit historik të Kombëtares për herë të parë në një kampionat Evropian, fitorja 3-0 ndaj Armenisë sjell edhe një përfitim të madh ekonomik për Shqipërinë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar 12 milionë euro vetëm nga kualifikimi i Kombëtares në kampionatin Evropian të futbollit \"Francë 2016\".
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar te dielen ne mbremje , Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën \"Nderi i Kombit\", ndërsa kryeministri Edi Rama e ka komentuar fitoren e Kombëtares si një \"ëndërr që u bë realitet\".
Festime nga qytetarët janë kryer jo vetëm në Tiranë por dhe në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.