Shpërndahen vërtetimet e para të sponsorizimit në fushën e sportit
Prishtinë, 2 korrik - Sot në Kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizohet ceremonia e shpërndarjes së vërtetimeve të para të sponsorizimit në fushën e sportit.
Pas miratimit të akteve normative për sponsorizim, ku sipas tyre parashihen lehtësime tatimore për ato biznese që sponsorizojnë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, për herë të parë MKRS-ja lëshon vërtetime për klubet sportive.
Deri më tani në drejtim të MKRS-së për shqyrtim kanë ardhur 7 kërkesa, në fushën e sportit gjashtë sish dhe një nga fusha e rinisë.