07 Maj 2025

Shpaloset flamuri i Vorio Epirit në ndeshjen Greqi-Mali i Zi

Athinë, 28 mars - Një tjetër skandal propagandistik ka ndodhur në ndeshjen e futbollit mes Greqisë dhe Malit të Zi.

Në momentin luajtjes së himnit grek, në stadiumin \"Karaiskaqi\", pjesëtarë të organizatës nacionaliste \"Epiri i Veriut 1914\" që ishin të pranishëm, kanë hapur një flamur gjigand të Epirit të Veriut.

Një flamur propagandistik i ndaluar rreptësisht në ambiente të tilla sportive, njësoj si tymueset apo mjetet e forta të cilat ndalohen që në kontrollet e policisë përpara futjes në stadium.

Por nëse sendet e forta, tymueset apo shashkat janë të përmasave të tilla që edhe mund të evitojnë kontrollet, një flamur gjigand i këtyre përmasave, që edhe regjia e kanalit grek OTE që trasmetonte ndeshjen e ka futur në trasmetim, ndoshta gabimisht, vështirë të fshihet dhe t\'i kalojë kontrolleve të policisë.

Një incident i tillë në ndeshje zyrtare do të kishte pasoja të rënda për vendin organizator, por në rastin e kësaj ndeshjeje që ishte miqësore, delegati i UEFA-s mungon dhe si rrjedhojë nuk raportohet si incident

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)