12 Janar 2025

Shoqata e GS partnerë i MKRS-së në avancimin e sportit

Prishtinë, 23 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka pritur sot në një takim kryesinë e re të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës, e cila rinis punën para disa ditësh.

Ministri Krasniqi uroi kryesinë e re për mandatin që kanë marrë dhe për iniciativën që të organizohen për të kontribuar jo vetëm për gazetarinë sportive por në përgjithësi për zhvillimin e sportit në Kosovë. Ai tha se Shoqata është një partner i rëndësishëm i MKRS-së, Komitetit Olimpik dhe federatave, duke premtuar kështu që MKRS-ja në veçanti do të ofrojë mbështetje për shoqatën në iniciativa që lidhen me zhvillimin e sportit, promovimin dhe edukimin në përgjithësi. Ministri duke i njoftuar gazetarët me zhvillimet e deritashme në sport, ka folur edhe për planet që janë për të ardhmen.

Në këtë aspekt ai ka thënë se pret nga shoqata që të japë një kontribut të veçantë në plotësimin dhe nxjerrjen e infrastrukturës ligjore, me theks në Strategjinë për sport, në ligje të reja por edhe në rregullore të rëndësishme që ndërlidhen me një organizim sa më të mirë të sportit.

Një aspekt i veçantë i bashkëpunimit me shoqatën, Ministri Krasniqi përmendi promovimin e sportit shkollor, si një hap i rëndësishëm por masivizim të sportit dhe promovim të talenteve të rinj, e po ashtu edhe në marrjen e nismave që promovojnë gara fer dhe ku nuk do të ketë dhunë.

Nga ana tjetër, kryetari i Shoqatës, Milaim Krasniqi ka falënderuar Ministrin Krasniqi për gatishmërinë për të bashkëpunuar. Ai ka njoftuar me nismën e gazetarëve për këtë shoqatë dhe ka folur për planet që kanë në vazhdimësi. Krasniqi tha se shoqata dëshiron që vërtetë të jetë një partner i fuqishëm në procese të rëndësishme të zhvillimit të sportit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)