07 Janar 2025

Shkodran Mustafi përforcimi më i ri i Sampdorias

Romë, 4 janar - Shkodran Mustafi është përforcimi më i ri i Sampdorias. Klubi italian, përmes uebfaqes së vetë zyrtare ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit shqiptar, i cili së fundmi luajti me ekipin e të rinjve të Evertonit, në Angli.

“Sampdoria njofton se e ka transferuar përfundimisht nga Evertoni futbollistin Shkodran Mustafi”, njofton klubi italian.

Pasi ka kaluar vizitat mjekësore, 19 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga Serie B Italiane. I lindur në Hersfeld të Gjermanisë më 17 prill 1992, Mustafi është rritur në akademinë e klubit Bebra, e më pas tek Rotenburg. Pas tyre vendosi të transferohej në Hamburg.

Ai ishte shpallur kampion i Evropës me ekipin U-17 të Gjermanisë, ndërsa më pas ishte transferuar në Angli, respektivisht tek Evertoni. Ai nuk kishte arritur të dilte në ekipin e parë të klubit nga Liverpooli, kështu që vendosi ta ndërronte mjedisin, për t’u bërë protagonist në të ardhmen tek klubi nga Genova.

Menaxheri i Evertonit, David Moyes, më 17 dhjetor të vitit që shkoi ia kishte dhënë rastin e debutimit në stadiumin Goodison Park në Europa League kundër BATE Borisov. Kjo mbetet paraqitja e vetme e Mustafit me Toffees, ndërsa mund t’i kujtojë vetëm paraqitjet me ekipin e rezervistëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)