23 Dhjetor 2024

Shitet klubi i futbollit "Roma"

Romë, 9 korrik - Presidentja e Romës, Rosella Sensi, ka nënshkruar shitjen e klubit të saj, Roma, por do të mbetet në postin e presidentes derisa të gjendet një blerës i ri.

Roma i ka borxh bankës Unicredit hiç më pak se 325 milionë euro nga kredia e marrë për shpëtimin e klubit.

 

Ndërsa për të shpëtuar nga falimentimi i kompanisë së saj Italpetroli, Sensi ka nënshkruar shitjen e Romës, me ç’rast është shlyer borxhi prej 325 milionë eurosh dhe Sensi do të fitojë edhe 30 milionë euro tjera për asetet në klub.

Rosella Sensi do të qëndrojë në postin e presidentes së Romës derisa Unicredit të gjejë një blerës të ri të klubit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)