Shiten mbi 60 për qind e biletave për Lojërat Olimpike të Rios 2016
Rio de Zhanerio, 30 prill - Mbi 60 për qind e biletave për Lojërat Olimpike të Rios 2016 janë shitur, 100 ditë para fillimit të këtyre lojërave.
Komiteti Organizator i Rios do të nxjerrë një kontingjent të ri biletash për ndeshjet e volejbollit qysh nga e enjtja e ardhshme, me çmime nga 13 deri në 317 dollarë amerrikanë.
Ministri i Sportit i Brazilit, Ricado Leyser, u shpreh se shitja e biletave do të vazhdojë të rritet.
Leyser vuri në dukje se ceremonia e hapjes dhe ndeshjet e futbollit, basketbollit dhe volejbollit, janë me interes më të madh për brazilianët.
Në vende të tjera, biletat janë shitur më shumë në ShBA, Francë, Gjermani dhe Australi.