Shevchenko pensionohet nga kombëtarja
Kiev, 20 qershor - Legjenda ukrainase, Andriy Shevchenko, mendon se është koha e duhur që të pensionohet nga kombëtarja e tij.
I pyetur nga ITV nëse ndeshja ndaj Anglisë ishte e fundit për të me fanellën e përfaqësueses, 35-vjeçari është përgjigjur: Besoj se po. Do të luaj edhe një ndeshje, vetëm si miqësore një ndeshje lamtumirëse.
Ish-sulmuesi i Milanit është shprehur i zhgënjyer pas eliminimit të Ukrainës që në fazën grupore, por ka thënë se kjo është kuptueshme kur kihet parasysh se gjendeshin në të njëjtin grup me tri kombëtare (Angli, Francë, Suedi) që gjenden në top-njëzet skuadrat më të mira në botë.