Shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve
Prishtinë, 18 prill - Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, me temë: Trashëgimia e Sportit, Muzeu i Kosovës, do të organizojë aktivitetin edukativ mbi kujtesën e lojërave të vjetra popullore, të cilat ne sot po i quajmë \"Lojërat e Gjyshërve tanë\" .
Lojërat popullore kanë qenë periudha kohore me të cilat të gjithë bashkëbiseduesit i tregojnë me kënaqësi emocionale, prandaj ne do të mundohemi të marrim për sipër që këto lojëra ti rikthejmë tek nipërit dhe mbesat tona.
Pra, do jetë një ditë e veçantë në Muzeun e Kosovës, ku fëmijët mund të argëtohen, duke përvetësuar dhe zhvilluar lojëra nëpër lagjet e tyre.