12 Janar 2025

Shëmbet kulmi i stadiumit për Kampionatin Botëror të Futbollit 2014

Salvador, 28 maj - Në qytetin brazilian Salvador është shembur një pjesën e çatisë së stadiumit "Fonte Nova", në të cilin është planifikuar të mbahen tri ndeshjet e futbollit të Kupës së Konfederatës në vitin 2013 dhe gjashtë ndeshje të Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2014.

Kulmi i stadiumit nuk mundi t’i rezistojë dot presionit të ujit të akumuluar për shkak të shirave të dendur e të rrëmbyer.

Njoftime mbi viktima fatmirësisht nuk ka. Stadiumi "Fonte Nova" u hap në prill të vitit 2013.

Departamenti për Çështjet e Kampionatit Botëror në rajon ka thënë se pesha e ujit, pas disa ditësh shira të rrëmbyeshëm, ka shkaktuar shembjen e çatisë.

Autoritetet tani janë duke shqyrtuar sigurinë e gjithë strukturës së stadiumit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)