23 Dhjetor 2024

SHBA, Anglia, Gjermania dhe Gana në 1/8 e finales

Johanesburg, 24 qershor - Kombëtarja e SHBA-së, Anglisë, Gjermanisë dhe Ganës  janë kualifikuar në 1/8 e finales së Botërorit në Afrikën e Jugut, pas ndeshjeve të fundit dramatike në Grupin C.

Anglia kaloi në fazën e dytë me golin e shënuar nga Defo, në minutën e 23-të, kurse sllovenët përkundër humbjes ishin shumë afër kalimit në mesin e 16 skuadrave më të mira, ngase ndeshja tjetër SHBA-Algjeri deri në minutën e parë të kohës shtesë ishte baras 0:0. Megjithatë, “golin e artë” për amerikanët arriti ta shënojë Donovan dhe në këtë mënyrë i dërgoi sllovenët në shtëpi.

Futbollistët e Gjermanisë kanë shënuar fitore kundër kombëtares së Ganës me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së tretë të grupit D në kampionatin botëror të futbollit “Afrika Jugore 2010”.

Takimi është zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin “Soccer City” në Johanesburg.

Në tërësi ishte një ndeshje e fortë, ku “pancirëve”, pas humbjes së papritur nga Serbia, iu konvenonte vetëm fitorja.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Ozil në minutën 60.

Pavarësisht humbjes, në të tetën e finales “vizën” e ka siguruar edhe Gana, duke iu falënderuar fitores së Australisë ndaj Serbisë 2-1.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)