Sharapova nuk kalon testin e kontrollit të dopingut
Los Angeles, 8 mars - Tenistja e njohur Maria Sharapova në një konferencë për shtyp të hënën në Los Angeles tha se është njoftuar nga Agjencia Ndërkombëtare Anti-doping (WADA), se ajo nuk e ka kaluar testin e dopingut gjatë Australian Open në janar.
Sharapova tha se testi saj rezultoi THP pozitiv, duke shtuar se ka marrë ilaçe me përmbajtje të THP që nga viti 2006.
THP është përfshirë në listën e lëndëve të ndaluara qysh në janar të këtij viti.
Sharapova shprehu keqardhje për fansat e saj duke thënë se nuk dëshiron të përfundojë karrierën e saj në tenis dhe dëshiron të vazhdojë të luajë.