Shaqiri si frikesohet konkurrences tek Bayern
Munchen, 26 korrik - Xherdan Shaqiri nuk i frikësohet aspak konkurrencës në Bayern Munchen, edhe pse ekipi bavarez gjatë verës transferoi Mario Gotzen nga Borussia Dortmundi dhe Tiago Alcantaran nga Barcelona.
Jo, unë nuk jam i frikësuar. Në Real Madrid është pikërisht njëjtë si në Bavari, sepse çdo vit sjellin shumë lojtarë, dhe të gjithë duhet të provojë veten e tyre.\"
\"Në të kundërtën, unë kam qenë i lumtur, sidomos me ardhjen Thiagos. Unë e njoh mirë atë, sepse ne shpesh kemi luajtur me ekipet U-21 kundër njëri tjetrit. Për fat të keq në finale të Kampionatit Evropian U21 ne kemi humbur ne finale nga Spanja, ka thënë Shaqiri në pjesë e dytë të intervistës dhënë tabloidit zvicerane Blick.
Pavarësisht se Bayern Munchen në radhët e veta aktualisht ka dhjetë mesfushori, të cilët kapin shifrën e 400 milion eurove, gjilanasi nuk ka menduar për largim.
Jo, jo asnjëher. Unë ndihem shumë rehat në Munich, ka deklaruar Shaqiri, i cili vitin e kaluar me Bayern Munchenin fitoi Bundesligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë.
Mediat britanike javën e kaluar kanë shkruar se Liverpool dhe Manchester United kanë shfaqur interesim për Shaqirin. Por, ky i fundit nuk dinë asgjë.
Unë nuk di asgjë. Unë kam dëgjuar nga vëllai im se dikush nga Anglia ka shfaqur interesim, ka theksuar Shaqiri, i cili ka thënë se nuk është kontaktuar nga Borussia Dortmundi.
Në fund kosovari me pasaportë zvicerane ka theksuar se ambiciet e tij janë që të luaj, derisa të ardhmen e sheh në Allianz Arena.