09 Janar 2025

Shaqiri nënshkruan me Bayern Munichun

Munich, 9 shkurt - Bayern Munich përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare ka zbuluar se ka kompletuar transferimin e shqiptarit Xherdan Shaqiri nga Baseli për një shumë të pazbuluar.
 
Kosovari me nënshtetësi zvicerane ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me gjigantin gjerman dhe do t’i bashkohet klubit të ri pas fundit të sezonit.
 
20-vjeçari kishte udhëtuar në Gjermani në herët gjatë javës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe anësori sot ka nënshkruar marrëveshje deri në qershor të vitit 2016.

“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi arritur të nënshkruajmë me një prej të rinjve më të njohur në Evropë në Xherdan Shaqirin”, ka komentuar drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger.

“Loja inteligjente e Xherdanit dhe aftësitë dribluese do t’i shtojnë fuqi skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm. Unë e kam përcjellë atë për një kohë të gjatë deri tash, dhe jam i bindur se ai mund të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin”, ka shtuar trajneri i skuadrës, Jupp Heynckes.

Shaqiri është produkt i akademisë së të rinjve të Baselit dhe është shndërruar në një lojtar kyç për klubin zviceran që kur kishte bërë debutimin zyrtar në korrik të vitit 2009.

Anësori do të ketë rastin të luajë kundër klubit të tij të ri dy herë në dy javët e ardhshme, pasi skuadra e tij aktuale, Basel, është caktuar të përballet pikërisht me Bayernin në 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)