Shaqiri injoron ofertën e Liverpoolit
Munchen, 16 korrik - Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Bayern Muncheni gjatë kësaj vere, shkruajnë mediumet gjermane të hënën.
Shaqiri 21-vjeçar, ka deklaruar se është i vendosur të qëndrojë te Bayerni për ti treguar vlerat e veta.
Dua ta dëshmoj veten te Bayerni dhe të tregoj se mund të luajë për këtë skuadër, ka deklaruar Shaqiri. Interesim për Shaqirin ditë më parë ka treguar skuadra e Liverpoolit që ka ofruar 23 milionë euro dëmshpërblim.
Nuk më interesojnë ofertat tjera. Mendoj se mund të luajë në përbërjen e parë përkrah Goetzes, është shprehur Shaqiri, i cili edicionin e shkuar ka fituar titullin e kampionit të Bundesligës, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.
Shaqiri te Bayerni u pat transferuar verën e shkuar nga Baseli për 12.5 milionë euro dëmshpërblim.