Shaqiri fiton trofeun e parë me Bayern
Munich, 13 gusht - Edhe pse ka luajtur vetëm disa minuta, mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, ka prekur titullin e parë me skuadrën Bayern Munich e cila ka fituar Superkupën e Gjermanisë në futboll.
Në ndeshjen e zhvilluar të dielën kundër Borussia Dortmundit, Bayern fitoi me rezultatin 2:1.
Shaqiri në këtë ndeshje u aktivizua nga minuta e 86-të në vend të Arjen Robbenit. Mesfushori nga Gjilani transferua tek kjo skuadër këtë verë nga Baseli zviceran.