Shaqiri e Xhaka vlerësohen ndër më të dobëtit
Munchen, 15 mars - Mesfushorët kosovarë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka u vlerësuan me notën pesë për sfidën e parë që Baseli e fitoi kundër Bayern Munchenit (1:0) javë më parë.
Ata ishin ndër më të vlerësuarit. Mirëpo, të dy tash janë vlerësuar me notën 2, që është më e dobëta pas notës 1.
Ky vlerësim u është dhënë nga gazeta zvicerane Blick pas debaklit që Baseli e pësoi të martën mbrëma në Munih në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales ndaj Bayernit me rezultatin 7:0.
Shaqiri kundër Bayernit luajti 80 minuta, ndërsa Xhaka tërë ndeshjen.