Shalke në krizë të thellë
Prishtinë , 31 tetor - Shalke 04 e trajnerit Felix Magath, gjendet në krizë të thellë në Bundesligën gjermane në futboll.
Pjesëmarrësi i Ligës së Kampionëve humbi mbrëmë në fushën e vet ndeshjen kundër Bajerit të Leverkuzenit me reultat 0:1.
Humbje në fushën e vet përjetoi edhe pjesëmarrësi tjetër gjerman në Ligën e Kampionëve Verderi i Bremenit.
Lojtarët e trajnerit Thomas Schaaf humbën nga Nyrembergu me rezultat 2:3. Të premten Bajerni i Mynihut shënoi fitore ndaj Friburgut me rezultat 4:2.
Në ndeshjet tjëra të zhvilluara të shtunën u shënuan këto rezultate:
Volfsburg - Shtutgart 2:0; Këln - Hamburg 3:2; Kaiserslautern - Borusia Mënchengladbah 3:0 dhe St. Pauli - Frankfurt 1:3.
Sot në Mainc zhvillhet derbi i kësaj jave mes të parit dhe të dytit, Mainc - Borusia Dortmund. Ndërsa në ndeshjen e fundit të kësaj jave takohen Hofenheim - Hanover.