26 Dhjetor 2024

Shala uron Distria Krasniqin për titullin e kampiones evropiane në xhudo

Prishtinë, 11 nëntor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudisten Distria Krasniqi, për kurorëzimin si e para në Kampionatin Evropian U23 në xhudo, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Ministri Shala përgëzon xhudisten Krasniqi dhe ekipin e saj për këtë sukses të arritur.

 Ky rezultat i Distrias është tashmë dëshmi se kemi krijuar vazhdimësi të fitoreve e sukseseve në sportin e xhudos dhe cilësinë që posedojmë si vend në këtë sport.

Rezultati i xhudistes tonë është i mirëpritur jo vetëm për ekipin e saj dhe sportin e xhudos, por na gëzon e na bën krenar të gjithëve, u shpreh Shala.

Këtë të arritur të radhës të Krasniqit, ministri e konsideron si një inkurajim që si ministri të punojmë edhe më shumë në përkrahjen e sportistëve në paraqitje sa më cilësore në arenën ndërkombëtare të sportit por edhe të korrjeve të rezultateve të reja.

Ministri Shala tha se, MKRS-ja po punon që të krijojë lehtësira për funksionimin e federatave sportive përmes plotësimit të infrastrukturës ligjore, në kategorizimin e sportit, përkrahjen e talentëve të rinj dhe në masivizimin e sportit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)