Shala: Kelmendi ka shkruar historinë e re të sportit të Kosovës
Prishtinë, 8 gusht - Ministri Kujtim Shala, ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi, për suksesin e arritur në LO Rio 2016, duke triumfuar kështu me rezultat kulmor në sportin e xhudos ku është kurorëzuar me medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kg.
\"Majlinda me talentin dhe suksesin e saj ka shkruar historinë e re të sportit të vendit tonë ngase sjellë medaljen e parë të artë olimpike për shtetin e Kosovës dhe fitorja e saj në Lojërat Olimpike Rio 2016 është një dëshmi e sukseseve të sportit e të shtetit tonë. I dëshiroj suksese të mëtejme në rrugën e saj në sportin e xhudos\", tha ministri Shala.
Ngadhënjimi i Majlindës dëshmon për cilësitë që ka sportisja e jonë që njëherësh është edhe krenaria e shtetit tonë. Dhe, suksesi i saj në Rio, na bën të gjithëve që të ndihemi krenarë, tha ai.
Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja do të punojë në përkrahjen sportit në Kosovë duke mundësuar rritjen e cilësisë së tij dhe në përfaqësim sa më konkurrues në arenën dhe ngjarjet ndërkombëtare sportive.