Shakhtar 24 milion euro për Allegri
Kievë, 11 mars - Një ofertë marramendëse vjen nga Ukraina e largët për teknikun italian, Massimo Allegri.
Sipas Corriere Dello Sport, Shakhtar Donetsk i ka ofruar plot 24 mln Euro për 4 sezone.
Manjati Rinat Akhmetov duket i magjepsur nga forca e këtij trajneri që di të dalë nga telashet edhe në momentet më të vështira, duke i dërguar një sinjal të qartë se po mendon seriozisht ta ulë në stolin që aktualisht mbahet nga rumuni Mircea Lucescu.
Nga ana tjetër, ky mund të jetë një destinacion i mirëpritur nga Allegri që aktualisht përfiton vetëm 2.5 milion euro në sezon dhe nuk mund të pretendojë më shumë as në rast rinovimi.