Seydou Keita në qershor mund te kaloj të Milan
Barcelonë, 30 dhjetor - Mesfushori i Barcelonës Seydou Keita është ende i pavendosur mbi të ardhmen.
Kontrata e 34-vjeçarit skadon në Qershor dhe midis pretendentëve për të marrë shërbimet e tij gjendet dhe Milani.
Kuqezinjtë me Gallianin gjithmonë të kujdeshëm për parametrat zero, janë në pole position dhe po negociojnë me të, përvec se me Tevez e Mascherano.
Por përpara se të vendosë Keita, duhet të flasë me drejtuesit dhe tranjerin e tij aktual Pep Guardiola pasi futbollisti në fjalë të kthehet nga Kupa e Afrikës.
Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që ai të rinovojë kontratën edhe për 1 vit me Barcelonën.