Sevilla shkarkon trajnerin Michel
Madrid, 15 janar - Trajneri i Sevillas, Michel, është shkarkuar nga puna pas humbjes prej 2-0 nga Valencia.
Andaluzianët mbajnë pozitën e 12-të në tabelë, ndërsa drejtuesit e klubit e konsiderojnë fajtor trajnerin për paraqitjet jo të mira këtë sezon.
49-vjeçari mori drejtimin e Sevillas në shkurtin e kaluar pas shkarkimit të Marcelinos, mirëpo edhe atë e ndoqi i njëjti fat.
Mediat spanjolle spekulojnë se Unai Emery, i cili u shkarkua nga Spartak Moska, mund ta marrë drejtimin e andaluzianëve.