23 Dhjetor 2024

Sevilja: Ikën Alvarez, vjen Manzano

Madrid, 29 shtator - Sevilja ka shkarkuar trajnerin Antonio Alvarez dhe emëroi Gregorio Manzanon në vend të tij. Alvarez ka qenë nën presion që kur nuk e kualifikoi skuadrën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve muajin që shkoi dhe humbja e së dielës 2-0 në kampionat kundër Herkulesit ishte shansi i tij i fundit.

Manzano, që e çoi Majorkën në vend të pestë vjet në kampionat para se të jepte dorëheqjen, e ka drejtuar skuadrën e Seviljes dje në stërvitje për herë të parë.

Ai ka një ndeshje të vështirë kundër Borusias së Dortmundit në Ligën Europa të enjten dhe më pas debuton në La Liga kundër rivalëve të drejtpërdrejtë për një vend në katërshen e parë, Atletikos së Madridit të dielën.

Trajneri 54 vjeçar ka një përvojë dhjetëvjeçare në kategorinë e parë spanjolle, më së shumti si trajner i Majorkës, me të cilën fitoi Kupën e Mbretit në vitin 2003.

Alvarez e lë Seviljen pas vetëm gjashtë muajsh në krye të saj. Ai zëvendësoi Manolo Himenezin përkohësisht në mars dhe më pas fitoi Kupën e Mbretit (2-0 kundër Atletikos së Madridit) dhe një vend të katërt në kampionat në muajin maj.

Ai fitoi kontratën e trajnerit permanent, por eliminimi në play off të Ligës së Kampionëve përballë Bragës dhe humbja në Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës në gusht e zbehën kredibilitetin e tij.

Barazimi 1 1 kundër Rejsing Santander në “Sanchez Pizjuan” të enjten solli polemika mes tij dhe tifozëve, që kërkuan largimin e tij.

Të dielën erdhi edhe humbja e parë e Seviljes në këtë sezon të kampionatit dhe klubi e shkarkoi atë. Sevilja është në vend të shtatë pas pesë ndeshjesh, pesë pikë pas Valencias kryesuese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)