Sergio Ramos nga Reali te Barcelona
Madrid, 7 prill - Pak ditë më parë ishte Iker Casillas, tani është radha e Sergio Ramos. Të dy këta lojtarë kanë një të përbashkët, i kanë raportet e tendosura me Jose Mourinhon, njëri luan tjetri ende jo dhe nga ky raport mund të përfitojë rivali i përjetshëm Barcelona.
Katalanasit dihet botërisht që janë në kërkim të një mbrojtësi qëndror të klasit botëror dhe Ramos i plotëson shumë mirë kriteret, madje gazetat katalanase shkruajnë se mbrojtësi ka shumë admirues te skuadra e Barçës prandaj nëse Real Madridi mund të mendojë një moment të shesë futbollistin, klubi i parë që do të trokasë është ekipi blaugrana.
Sergio Ramos ka një kontratë deri në vitin 2017 me Real Madridin dhe në Spanjë raportojnë se në rast qëndrimi të Mourinhos lojtari mund ti kërkojë klubit largimin dhe pa u bërë një lëvizje e tillë as Barcelona nuk mund të bëjë asgjë.
Për momentin nuk ka asnjë kontakt dhe negociata, por nëse Ramos vendos largimin, nuk do të ishte çudi ta shikonim sezonin tjetër me fanellën e Barcelonës, përkrah Gerard Pique e Leo Messit në fushë.