27 Prill 2024

Sergio Ramos fton Cole dhe Gerrard të Reali

Madrid, 5 korrik - Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka ftuar publikisht mbrojtësin e Chelseat, Ashley Cole dhe kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard, që të transferohen te Real Madridi, duke u garantuar se nën Jose Mourinhon do ta kenë rastin të fitojnë shumë tituj.

“Ne jemi një klub që gjithnjë dëshiron të përmirësohet duke transferuar lojtarët më të mirë në botë. Ne kemi një rekord të transferimit të lojtarëve anglezë, me Beckahmin dhe Owenin, ndërsa nuk do të ishte befasi nëse dy transferimet tjera tona gjatë kësaj vere janë nga Anglia. Ashley Cole është futbollist i shkëlqyer”.

“Për mua, ai është larg mbrojtësi i majtë më i mirë në botë dhe së bashku me Drogban, ai është lojtari më i mirë i Chelseat. Jam i sigurt se Chelsea do të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë, por ai ka pasur një vit të vështirë në Angli. Një ndryshim mund të jetë ajo që ai është duke kërkuar. Nëse një lojtar është më i miri në pozitën e tij dhe nëse nuk luan për Real Madridin, atëherë konsiderojeni këtë si humbje. Ai ka bërë shumë për Arsenalin dhe Chelsean. Tani është koha për të që ai të vijë ta fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Jose Mourinhon”.

“Mourinho do të dijë gjithçka për të. Ai ka një histori të transferimit të lojtarëve që i ka pasur nëpër klubet e kaluara. Më me rëndësi është se lojtarët duan të luajnë nën drejtimin e tij. Unë bisedova me Cristiano Ronaldon për Ashley Cole dhe ai më ka thënë se Cole është mbrojtësi më i vështirë ndaj të cilit ka luajtur ndonjëherë. Ky është një kompliment nga lojtari më i mirë në botë dhe ky është lojtari që na duhet aktualisht”.

“Gerrard? Mendoj se admirimi i Real Madridit për Steven Gerrard nuk është i fshehtë. Ai është në një pikë ku atij i duhet të fitojë diçka. Unë i garantoj atij se në këtë Real Madrid, ai mund të fitojë gjithçka”, deklaroi Sergio Ramos për Daily Star Sunday.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)