Serena Williams tërheqet nga turneu i Wimbledon
Wimbledon, 30 qershor - Tenistja e famshme Serena Williams u tërhoq nga turneu i sivjetmë në Wimbledon për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.
"Ne jemi të pikëlluar për ty, Serena. Kampioni ynë i shtatëfishtë në kategorinë tek detyrohet të tërhiqet nga Kampionati 2021 për shkak të lëndimit", thuhet në një postim nga Wimbledon në Twitter.
39-vjeçarja Williams pësoi lëndim në ndeshjen kundër kundërshtares së saj nga Bjellorusia, Aliaksandra Sasnovich.
Williams shpërtheu në lot teksa adhuruesit e tenisit e duartrokisnin dhe brohorisnin për të, ndërsa ajo po dilte nga fusha për të marrë trajtim.
Ajo u tërhoq nga kampionati kur rezultati ishte 3-3 pas 34 minutash lojë në "All England Club".
27-vjeçarja Sasnovich automatikisht u kualifikua në raundin e dytë.
Williams, një prej tenisteve më të mira të të gjitha kohërave, fitoi 23 tituj Grand Slam.
Ajo ka shtatë tituj në Wimbledon, ndërsa për herë të fundit fitoi në vitin 2016.