Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit
Beograd, 27 maj - Shpalosja e flamurit të Kosovës nga futbollisti kosovar, Xherdan Shaiqir, pas ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit, e ka revoltuar Federatën e Futbollit të Serbisë, që po mendon të ankohet në UEFA dhe FIFA për veprimin e Shaqirit.
Kryetari i FSS-së, Tomislav Karadzic ka thënë se për serbët, ky veprim i futbollistit gjilanas është i papranueshëm, ndërsa kërkojnë dënimin e tij, siç kishte ndodhur edhe me notarin serb, Milorad Cavic, që ishte suspenduar pasi mbante një fanellë me mbishkrimin Kosova është Serbi.
Çdokush mund të jetë befasuar kur e pamë Shaqirin duke e mbajtur flamurin. Unë nuk e di se si i është lejuar që ta prezantojë atë, por është e sigurt se nuk kishte të drejtë ta bënte, pasi që kjo është në kundërshtim me promocionin politik dhe statutin e UEFA-s.\"
\"Kosova nuk është e pranuar në Kombet e Bashkuara, e as në FIFA e UEFA, kështu që ne e shohim këtë si një dështim të organizatorëve, deklaroi kreu i futbollit serb për telegraf.rs.
Do ta bëjmë një ankesë në UEFA e FIFA, si dhe në adresë të Bayernit, sepse besojmë se ata mund të na përgjigjen dhe se kanë mundur ta ndalojnë Shaqirin, përfundoi Karadzic.