11 Janar 2025

Serbët të dënohen ashpër për racizëm

Amsterdam, 22 tetor - Incidentet nga takimi i barazhit për kualifikim në Kampionati Evropian U-21 ndërmjet Serbisë dhe Anglisë, edhe pas pesë ditëve mbesin temë kryesore futbollistike në Evropë. 

Korit të shumë zyrtarëve dhe sportistëve iu bashkëngjit edhe ish-lojtari i Barcelonës dhe i Holandës, Rud Gulit, i cili tha se racizmi sërish po përhapet  dhe se UEFA duhet të reagojë në mënyrë adekuate.

“UEFA duhet të dënojë ashpër Serbinë për brohoritje raciste, sjellje prej egërsirash dhe hedhje të gjësendeve të ndryshme në drejtim të lojtarëve të Anglisë”, tha Gulit për gazetën londineze Mirror.

Sipas menaxherit të tashëm të ekipit Newcastle, arbitri turk është dashur ta ndërpresë ndeshjen menjëherë pas brohoritjeve të para raciste nga tribunat e stadiumit në Krushevac.

“Isha i shokuar me sjelljen e serbëve në atë ndeshje. Pikëlluese, brohoritjet prej majmunësh janë ende diçka normale në disa vende evropiane. Ky është një kancer që po rritet edhe shkaku i gjendjes aktuale ekonomike."

"Andaj, kërkoj nga UEFA të di se çka ka ndërmend të ndërmarrë kundër sjelljes së tmerrshme të serbëve”, ta pos tjerash Gulit, duke kritikuar UEFA-n e Michele Platinisë që po tregohet tepër e butë dhe harrestare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)