Senderos lojtar i Fulhamit
Londër, 9 qershor - Fulhami ka filluar fuqishëm afatin kalimtar veror, me transferimin e mbrojtësit të Arsenalit, Philippe Senderos, në radhët e veta me çrast mbrojtësi zviceran nënshkroi kontratë trevjeçare.
Jam i ngazëllyer të kem finalizuar marrëveshjen me Fulhamin dhe jam i lumtur që po i bashkohem klubit gjatë periudhës më të suksesshme në histori. Mezi pres të takohem me menaxherin, lojtarët dhe të gjithë të tjerët të cilët i respektoj, theksoi Senderos për faqen zyrtare të Fulhamit.
Edhe menaxheri Roy Hodgson kishte fjalë të mira për Senderos, duke thënë se ai është mjaft mbrojtës kualitativ, i fortë në ajër dhe me prezencë të madhe në fushë.