Sekretari i Minstrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë vizitoi KFOR-in
Prishtinë, 11 shkurt - Komandanti i KFOR-it Lejtnant Gjenerali Markus Bentler priti dje Sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë Thomas Kossendey, në shtabin kryesor në Kosova Film.
Komandanti i KFOR-it informoi për situatën e përmirësuar të sigurisë dhe gjendjen politike në Kosovë. Si rezultat i këtij përmirësimi KFOR-i ka adaptuar strukturën e vet dhe ka arritur numrin prej 10,000 trupave.
Gjatë takimit Komandanti i KFOR-it that se sfidat politike janë më të vështira se sa ato ushtarake. Sidoqoftë pamarrë parasysh adaptimit të trupave, misioni i KFOR-it nuk do të ndryshojë. KFOR-i do të rrisë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e Kosovës.
Tema të tjera të rëndësishme të cilat janë diskutuar janë opercionet e tanishme të KFOR-it, struktura e KFOR-it dhe ngritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ata theksuan se FSK nuk do të bëhet ushtri e Kosovës, e as nuk do të jetë zëvendësim i KFOR-it.
Pas takimit me Komandantin e KFOR-it, Sekretari i shtetit pati një takim me Kryeministrin Hashim Thaci, Kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi dhe ambasadorin Gjerman Hans-Dieter Steinbach.
Sot, Kossendey do të vizitojë Trupat Shumëkombëshe Battle Group Jug dhe Manastirin e Arkangjelit të Shenjtë.