27 Prill 2024

Schweinsteiger nuk është në shitje

Munich, 7 korrik - Drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenige, ia ka bërë me dije Real Madridit që të qëndrojë sa më larg mesfushorit gjerman, Bastian Schweinsteiger, pasi që ai dhe lojtarët tjerë të Bayernit nuk janë në shitje.

“Askush nuk na ka kontaktuar, por edhe nëse do ta kishin bërë këtë, përgjigja do të ishte e qartë. Nuk ka gjasa. Ne nuk do të shesim asnjë lojtar. Fatmirësisht, klubi është në situatë të mirë financiare”.

“Ne jemi të kënaqur dhe krenarë me lojtarët tanë, dhe shpresoj se të gjithë prej tyre mund të arrijnë në finalen e Botërorit. Gjermania kundër Holandës do të ishte një finale e mrekullueshme pasi që në të njëjtën kohë shfaqen cilësitë e ekipit tonë”.

“Muller po luan shumë mirë dhe ende nuk e ka arritur potencialin e tij, Klose po e tregon aftësinë për të shënuar gola, Lahm është një kapiten i shkëlqyer dhe Schweinsteiger po e drejton ekipin sikurse gjeneral në mesfushë. Nuk do të befasohesha nëse Schweini do të votohej si lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror”, precizoi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)