30 Prill 2024

Schweinsteiger, lojtari gjerman i vitit

Munchen, 28 dhjetor - Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, është shpallur lojtari më i mirë gjerman i vitit 2010 nga revista “Kicker”.

Mesfushori 26-vjeçar pati një vit mbresëlënës me Bayernin duke fituar Bundesligan dhe DFB-Pokal, dhe njëherit luajti edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Po ashtu, ai ishte lojtari kryesor i Gjermanisë në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, ku gjermanët luajtën deri në gjysmëfinale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)