24 Dhjetor 2024

Schweinsteiger, gjermani më i paguar

Munchen, 14 dhjetor - Mesfushori i Bayern Munchenit, Bastian Schweinsteiger, është futur në histori si gjermani më i paguar në botë dhe Bundesligë.

Në të vërtetë ai është barazuar në këtë statistikë me Franck Riberyn e Bayern Muenchenit.

Schweinsteiger të shtunën ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me Bayernin deri në vitin 2016.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, me kontratë të re Schweinsteiger do të fitojë 10 milionë euro në vit, sa fiton edhe francezi Ribery.

I treti lojtar më i paguar te klubi bavarez dhe po ashtu në kampionatin gjerman, është mbrojtësi Philipp Lahm me nëntë milionë euro në vit.

Schweinsteiger pas fitores të së shtunës ndaj St. Paulit me rezultatin 3:0, ka marrë mikrofonin dhe u ka kumtuar tifozëve lajmin se ka vazhduar kontratën, të cilët me plotë gëzim e kanë pranuar.

“Është më bukur të fitosh Ligën e Kampionëve me Bayernin sesa me Real Madridin apo Interin. Mua më rrah zemra ‘kuq’”, ka thënë Schweinsteiger.

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, ka konfirmuar se klubi ka ofruar para të majme për të mbajtur Schweinsteigerin. Për shërbimet e tij u interesuan Manchester Unitedi, Chelsea e Real Madridi.

“Duhet të harrojmë se në këtë nivel, kaq profesional, vendos zemra për një kontratë. Ne nuk kemi luftuar për gjëra të vogla, por për mjaft shumë euro. Duhet të ofrosh para të mëdha. Këtë e kemi bërë”, ka thënë Hoeness.

Para të mëdha ka marrë edhe gjermani i tashëm i Bayer Leverkusenit, Michael Ballack, sa ishte pjesë e Chelseat, por paga vjetore e tij nuk arrinte 10 milionë eurot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)