Schweini i gatshëm për Hoffenheimin
Munich, 9 mars - Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynkes, ka marrë lajme pozitive nga stafi mjekësor, pasi mesfushori Bastian Schweinsteiger do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Hoffenheimit në Bundesliga.
27 vjeçari ka qenë jashtë aksionit që prej se e pësoi lëndimin në ligamentin e nyjes së dëmtuar më herët gjatë shkurtit, por tani i është kthyer stërvitjes së rregullt.
Ai ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit pa ndonjë problem. Unë shpresoj që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e të shtunës. Ai është personalitet i rëndësishëm në fushë dhe i jep impulse shtesë ekipit, tha Heynckes.