Schalke planifikon të largojë Jones dhe Jurado
Berlin, 4 shtator - Klubi gjerman Schalke planifikon të largojë dyshen Jermaine Jones dhe Jose Jurado, të cilët konsiderohen tepricë në skuadër.
Bild njofton se dy lojtarët mund të transferohen në klubet turke, ku afati kalimtar skadon më 5 shtator.
Ekipi nga Gelsenkirchen e ka zvogëluar numrin e lojtarëve këtë verë, ndërsa Jones dhe Jurado pritet të largohen për shkak të pagave të tyre të larta dhe nevojës jo të madhe për ta.